Privatësia në Minarja
Kjo faqe shpjegon si funksionon ruajtja e të dhënave në versionin aktual të portalit.
Çfarë ruhet në pajisjen tënde?
Pamja e çelët ose e errët, përmbajtjet që zgjedh të ruash dhe gjashtë hapjet e fundit nga portali ruhen në shfletuesin tënd. Lista e të ruajturave mban deri në 100 përmbajtje. Këto lista nuk dërgohen në një llogari qendrore dhe nuk sinkronizohen mes pajisjeve.
Mund ta largosh çdo përmbajtje nga “Të ruajturat” dhe çdo hapje nga “Hapësira ime”. Fshirja e të dhënave të faqes në shfletues largon të gjitha këto preferenca lokale.
Kërkimi dhe lidhjet
Kur përdor kërkimin, fjalët e kërkimit i dërgohen serverit të portalit dhe shërbimit të Librarisë për të gjetur përmbajtje të publikuara. Minarja nuk ua përcjell cookie-t ose sesionet e tua të shërbimeve këtij kërkimi.
Kur hap Udhëzën, Mektebin, Librarinë ose Kuptesën, kalon te shërbimi përkatës. Për llogaritë, pagesat, progresin dhe të dhënat që përdor atje, vlejnë rregullat e privatësisë së atij shërbimi.
Analitika dhe qasja
Minarja mat shikimet e faqeve, vizitat, burimin e hyrjes, shtetin kur është i disponueshëm, pajisjen dhe kohën aktive. Nuk ruan adresën IP, emrin, emailin ose fjalëkalimin në statistika. Kërkimet regjistrohen si veprim, pa tekstin që ke shkruar.
Dy cookie të brendshme me vlera të rastësishme dallojnë shfletuesin për 30 ditë dhe vizitën pas 30 minutash pa aktivitet. Ato nuk lidhen me llogarinë tënde. Statistikat ruhen deri në 366 ditë dhe i sheh vetëm pronari. DNT, GPC dhe zgjedhja jote për çaktivizim respektohen; vizitat e pronarit dhe botët e njohur përjashtohen.
Mund ta çaktivizosh matjen e vizitave në këtë shfletues.
Ky version i Minares nuk përfshin Google Analytics ose gjurmues reklamues. Ofruesi i hostimit mund të përpunojë regjistra teknikë për funksionimin dhe sigurinë. Nëse versioni që po hap është privat, hostimi kontrollon edhe nëse ke qasje në të.
Libraria dhe Kuranis
Libraria përdor bazën dhe ruajtjen ekzistuese të librave. Kërkesat, PDF-të, hyrja dhe progresi kalojnë në shërbimin e Librarisë; sesioni i saj ruhet veçmas. Cookie-t e hyrjes në portal nuk i dërgohen atij shërbimi. Audioja Kuranis merret drejtpërdrejt nga Cloudflare kur zgjedh ta dëgjosh.
Mbështetja financiare
Mbështetja për Minaren është vullnetare dhe kryhet në fushatën tonë në WhyDonate. Shumën, shpeshtësinë dhe të dhënat e pagesës i konfirmon atje. Portali Minarja nuk mbledh ose ruan numrin e kartës dhe nuk krijon seanca pagese.
Organizatori i fushatës mund të shohë emrin dhe emailin e donatorit përmes WhyDonate, përveç rasteve kur donacioni bëhet anonim. Për përpunimin e të dhënave dhe njoftimet e donacionit vlejnë rregullat e privatësisë së WhyDonate.
Llogaritë ekzistuese
Minarja nuk mbledh fjalëkalimet e llogarive të shërbimeve të tjera. Ndryshimet e llogarisë dhe kërkesat për të dhënat personale kryhen te shërbimi ku e ke krijuar llogarinë.